Debati parazgjedhor me kandidatët për krytetarë të komunës së Prishtinës

Çfarë zgjidhje ofrojnë kandidatët për problemet kryesore të kryeqytetit? Si do të luftohet kaosi trafikor në Prishtinë? Cilat janë strategjitë që do t’i ndjekin kandidatët për ta përmirësuar gjendjen e transportit publik? Si do të rregullohet situata e furnizimit me ujë të pijshëm sipas tyre? Çka kanë për të premtuar këta kandidatë për menaxhimin efikas të buxhetit për kryeqytetin? Si do të rregullohet mirëmbajtja e banesave kolektive? A do të jetë i mundur funksionimi efikas i të gjithë ashensorëve në banesat kolektive të Prishtinës? Çka ofrojnë kandidatët për kryetarë të komunës së Prishtinës në këmbim të votave të qytetarëve?

Për t’i diskutuar këto, në studio me Jeta Xharrën do të jenë:

Astrit Salihu, PDK
Besnik Tahiri, AAK
Daut Maloku, PGJK
Isa Mustafa, LDK
Ramadan Beqiri, Iniciativa Qytetare Koha
Rexhep Osmani, ADK
Sadri Ramabaja, PSD
Selvete Krasniqi, PSK
Xhynejd Ustaibo, KDTP
Vegim Gashi, AKR