DEBAT ZGJEDHOR PËR SUNDIM TË LIGJIT

Sonte, e enjte, në ora 21:00, Jeta në Kosovë dhe Radio Televizioni i Kosovës transmetojnë drejtpërdrejtë emisionin e nëntë të serisë së dhjetë debateve zgjedhore parlamentare, me pjesëmarrës të partive politike, të cilët do të debatojnë për temën e sundimit të ligjit.

Pjesëmarrësit në debat janë:

1. Burim Ramadani – AAK

2. Ibrahim Makolli – Koalicioni për Kosovë të Re

3. Ilir Deda – FER

4. Gani Geci – LDD

5. Haki Demolli – LDK

6. Arsim Bajrami – PDK

7. Hysamedin Ferri – Vetëvendosje

Të gjitha debatet zgjedhore, përfshirë edhe debatin për sundim të ligjit, do të jenë publike, ku të gjithë do të mund të marrin pjesë dhe të iu shtrojnë pyetje kandidatëve të partive politike. Të gjitha debatet mbahen në sallën e kuqe të Fakultetit Filologjik dhe dyert mbyllen në orën 20:45. Për të parë debatet tashmë të transmetuara, si dhe orarin e debateve të ardhshme, klikoni në http://www.jetanekosove.com/ballina/Alb.

Të interesuarit për të marrë pjesë në debate apo për të bërë pyetje për kandidatët ftohen që të bëjnë këtë përmes e-mail adresës [email protected] ose duke telefonuar në nr. e telefonit 038 22 44 98.

Gjithashtu, shikuesit e debateve kanë mundësinë që të votojnë për kandidatin ose partinë e tyre të preferuar në numrin 038 60 60 XX *.

Votimi mund të bëhet nga cilido rrjet telefonik, fiks apo mobil, brenda apo jashtë Kosovës ndërsa që nuk do të ketë ngarkesë shtesë për telefonatat tuaja.

*Numri zyrtar i subjektit politik