DEBAT ZGJEDHOR PËR SHËNDETËSI

Sonte, e premte, në ora 21:00, Jeta në Kosovë dhe Radio Televizioni i Kosovës transmetojnë drejtpërdrejte emisionin e tretë të serisë së dhjetë debateve zgjedhore parlamentare, me pjesëmarrës të partive politike, të cilët do të debatojnë për fushën e shëndetësisë.

Pjesëmarrësit në debat janë:

1. Talat Gjinolli – AAK

2. Ferid Agani – Koalicioni “Kosovë e Re”

3. Ilir Hoxha – FER

4. Qamile Morina – LDD

5. Haxhi Kamberi – LDK

6. Shaip Muja – PDK

7. Arben Vitia – Vetëvendosje

Të gjitha debatet zgjedhore, përfshirë edhe debatin për shëndetësi, do të jenë publike, ku të gjithë do të mund të marrin pjesë dhe të u shtrojnë pyetje kandidatëve të partive politike. Të gjitha debatet mbahen në sallën e kuqe të Fakultetit Filologjik dhe dyert mbyllen në orën 20:45. Për të parë debatet tashmë të transmetuara, si dhe orarin e debateve të ardhshme, klikoni në http://www.jetanekosove.com/ballina/Alb.

Të interesuarit për të marrë pjesë në debate apo për të bërë pyetje për kandidatët ftohen që të bëjnë këtë përmes e-mail adresës [email protected] ose duke telefonuar në nr. e telefonit 038 22 44 98.

Gjithashtu, shikuesit e debateve kanë mundësinë që të votojnë për kandidatin ose partinë e tyre të preferuar në numrin 038 60 60 XX *.

Votimi mund të bëhet nga cilido rrjet telefonik, fiks apo mobil, brenda apo jashtë Kosovës ndërsa që nuk do të ketë ngarkesë shtesë për telefonatat tuaja.

*Numri zyrtar i subjektit politik