Debat zgjedhor për politika sociale dhe gjinore

Sonte, në ora 21:00, Jeta në Kosovë dhe Radio Televizioni i Kosovës transmetojnë drejtpërdrejte emisionin e dytë të serisë së dhjetë debateve zgjedhore parlamentare, me pjesëmarrës të partive politike, të cilët do të debatojnë në fusha me rëndësi siç janë: Rinia dhe Kultura, Politikat sociale dhe gjinore, Shëndetësia, Siguria, Zhvillimi ekonomik, Arsimi, Energjia dhe Ambienti, Ndarja e buxhetit, Sundimi i ligjit.

Debati i sontëm është në fushën e Politikave Sociale dhe Gjinore, dhe pjesëmarrës në debat janë:

1. Fatmire Mulhaxha – AAK

2. Avni Dervishi – AKR

3. Valdete Idrizi – FER

4. Ilirjana Gafurri – LDD

5. Xheraldina Rexhepi – LDK

6. Mimoza Ahmetaj – PDK

7. Burbuqe Shurdha – Vetëvendosje

Debatet do të jenë publike, ku të gjithë do të mund të marrin pjesë dhe të shtojnë pyetje kandidatëve të partive politike. Të gjitha debatet mbahen në sallën e kuqe të Fakultetit Filologjik dhe dyert mbyllen në orën 20:45. Për të parë orarin e debateve të ardhshme, klikoni në http://www.jetanekosove.com/ballina/Alb.

Të interesuarit për të marrë pjesë në debate apo për të bërë pyetje për kandidatët ftohen që të bëjnë këtë përmes e-mail adresës [email protected] ose duke telefonuar në nr. e telefonit 038 22 44 98.

Gjithashtu, shikuesit e debateve kanë mundësinë që të votojnë për kandidatin ose partinë e tyre të preferuar në numrin 038 60 60 XX *.

Votimi mund të bëhet nga cilido rrjet telefonik, fiks apo mobil, brenda apo jashtë Kosovës ndërsa që nuk do të ketë ngarkesë shtesë për telefonatat tuaja.

*Numri zyrtar i subjektit politik