Burim Ramadani: Ministria ruse ka lëshuar komunikata më shumë se Serbia kundër FSK-së

Burim Ramadani, ish-zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se gjatë procesit të transformimit të FSK-së kanë parë pengesa të brendshme më shumë sesa të jashtme.

Ai për këtë transformim thotë së tranzicioni merr kohë dhe se baza është vendosur por që garanton së “kurrë në jetë më Kosova nuk ka nevojë me ndryshuar ligj për ta bërë Ushtrinë”.

Ndërkaq, sa i përket përkrahjes nga vendet e huaja ai tha së Ministria e Jashtme Federale ruse ka lëshuar komunikata më shumë në numër sesa Serbia kundër FSK-së.

“Puna në transformimin e FSK-së, me mandat të ri dhe ushtarak, ka qenë një proces jashtëzakonisht i gjatë dhe i komplikuar. Procesi ka fillu, vendimmarrja është kryer, baza është vendosur, procesi fillon sepse tranzicioni merr kohë. Por FSK e ka mandatin ushtarak dhe të mbrojtjes së sovranitetit. Kurrë në jetë ma Kosova s’ka nevojë më ndryshu ligj për me bërë ushtrinë”, u shpreh ai.

“Kampanja me shtetet, e udhëhequr bashkë me gjeneralin Rama dhe kolonel Dreshaj, 20 shtete te jashtme në ministri të jashtme më ministri të mbrojtjes, të kancelarëve, kryeministrave disa herë në NATO, vetëm një shtet jonjohës na ka ardhë vazhdimisht që të dëgjojnë argumentet dhe ajo është Greqia, me Sllovakinë edhe Rumaninë i kemi pasur në komunikim përmes zyrave të ndërlidhjes”, u shpreh ai.

Ndërkaq, sipas tij, strategjia e sigurisë ndërkombëtare mbetet punë e legjislaturës së ardhshme pasi që nuk ishte miratuar në Kuvend. Ramadani tha se kjo do të adresohet përmes dëgjimit publik në Kuvend.

“Strategjia e sigurisë ndërkombëtare që është politika kulmore e një shteti në siguri dhe mbrojte e cila nuk ka mbet vetëm në letër por që nuk ka arrit të miratohet në Kuvend. Këshilli i sigurisë dhe Qeveria e kanë miratu. Dëgjim publik do të ketë në Kuvend. Kjo strategji çdokund nëpër botë ka një procedurë të pashkruar por të veçantë sepse bazohet në draftimin e saj në dokumente konfidenciale”, u shpreh ai.

Sonte në #debatpernime në ZgjidhjeparaZgjedhjeve po diskutohet për politikën e jashtme, integrimet edhe sigurinë.

Krenohet Skender Hyseni, Ministrinë e nisa me nje Laptop