BIRN shpallë konkurs për koordinator projekti

Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Planifikimi dhe shkrimi i projekt propozimeve në koordinim me menaxherin e programit dhe drejtorin ekzekutiv
– Koordinimi i aktiviteteve të projekteve të BIRN-it ndërmjet departamenteve të ndryshme
– Mbikëqyrja e implementimit të projekteve të BIRN-it në përputhje me kushtetet e përcaktuara gjatë planifikimit
– Mbikëqyrja e planit kohor dhe shpenzimeve të aktiviteteve në përputhje me planin e aktiviteteve
– Korrespodenca me donator dhe përmbushja e kushteve të donatorëve
– Përpilimi i raporteve për donator sipas specifikave të donatorëve
– Rishikimi i raporteve financiare të organizatës
– Përpilimi i raporteve të veçanta sipas kërkesës së drejtorit të BIRN-it dhe menaxherit të programit
– Komunikimi me qendrën rajonale të BIRN-it
– Përfaqësimi dhe prezantimi i organizatës tek partnerët, donatorët dhe palët tjera kontraktuese
– Punë administrative të organizatës, si dhe çështje tjera të punës të cilat bëhen me kërkesën e drejtorit ekzekutiv dhe menaxherit të programit

Kandidatët potencial duhet të kenë:
– diplomë universitare apo kualifikime të ngjashme profesionale
– përvojë të mëhershme në punë me projekte (e preferueshme)
– aftësi të shkëlqyeshme komunikimi në gjuhën shqipe
– aftësi të nivelit të lartë profesional të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën angleze
– aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të shkurta kohore
– aftësi për kryerjen e disa punëve njëkohësisht
– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore
– aftësi për të qenë fleksibil për të kryer detyra tjera ditore që dalin në zyrën e BIRN-it
– qasje të hapur për tu mësuar e për tu përmirësuar vazhdimisht
– aftësi kompjuterike të MS Windows-it

Puna në BIRN kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm, shumë shpesh edhe jashtë orarit dhe detyrave të përcaktuara. Kjo pozitë po ashtu kërkon angazhime shtesë sipas nevojave të organizatës dhe hap rrugët për avancime të mëtutjeshme profesionale në fushën e menaxhimit të projekteve. BIRN ofron mundësi të barabartë punësimi dhe inkurajon kandidatët e rinj dhe energjik që të aplikojnë. Pagesa përcaktohet në bazë të përvojës.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën angleze përmes postës elektronike në adresën [email protected] më së largu deri më 27 janar 2010.

Informata shtesë për BIRN-in dhe aktivitetet kryesore mund të gjeni në ueb-faqen tonë www.birn.eu.com dhe www.jetanekosove.com