Bëhu pjesë e Debateve Zgjedhore 2010

Jeta në Kosovë dhe Radio Televizioni i Kosovës janë duke organizuar debate zgjedhore parlamentare me partitë politike për të diskutuar programet dhe ofertën e tyre për zgjedhjet e 12 dhjetorit. Debatet do të organizohen me kandidatët e partive politike në fushat e caktuara me rëndësi siç janë Zhvillimi Ekonomik, Sundimi i Ligjit, Arsimi, Shëndetësia, Siguria, Energjia/Ambienti dhe Infrastruktura.

Debatet do të jenë publike, ku të gjithë do të mund të marrin pjesë dhe të shtojnë pyetje kandidatëve të partive politike. Këtë të mërkurë më 1 dhjetor, do të transmetohet debati i parë për Rininë, ku të ftuar janë përfaqësues të rinj nga shtatë partitë politike kryesore në vend.

Pjesëmarrësit në debate, kanë mundësinë të shtrojnë pyetje sfiduese për kandidatët e partive në lidhje me politikat e tyre për çështjet e rëndësishme që preokupojnë rininë dhe shoqërinë kosovare në përgjithësi.

Debatet do të transmetohen drejtpërdrejtë në RTK, gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 1 dhjetori. Debati për Rininë, do të transmetohet të mërkurën duke filluar nga ora 21:00 dhe do të mbahet në sallën e kuqe të Fakultetit Filologjik.

Nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë në debatin për rininë dhe në debatet tjera me tema të tjera, ju lutem konfirmoni këtë përmes e-mail adresës [email protected], duke dërguar të dhënat personale dhe pyetjet eventuale që mund të keni për kandidatët e rinj për Parlamentin e Kosovës ose regjistohuni për pjesëmarrje duke telefonuar në nr. e telefonit 038 22 44 98.

Për aspekte logjistike, dyert në sallën e kuqe të Fakultetit Filologjik mbyllen në ora 20:30.