Afera Zarfi 2

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u diskutua për rrugën e cila çoi deri te vazhdimi i mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Një hulumtim disajavor i “Jeta në Kosovë” ka zbuluar korrespondencën e zyrtarëve të EULEX-it me kolegë të tyre në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në këtë korrespondencë, tregohet se si zyrtarët ligjorë të EULEX-it kanë arritur ta bindin stafin e ngushtë të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që çështja mandatimit të gjykatësve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese të mos kalojë përmes parlamentit, madje as me betim formal para Presidentes.