"Jeta në Kosovë": Drejtësi gjatë pandemisë

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u diskutua për dy tema të ndryshme.

Sot është bërë një vit prej kur Kosova e ndryshoi Kodin e Procedurës Penale, i cili krijon mundësi që personat që fshihen në shtetet e tjera ose që janë të pakapshë, të hetohen, të akuzohen e të gjykohen në mungesë.

Çka ka ndodhur që nga ajo ditë ? Cilat janë sfidat e përndjekjes së kriminelëve në mungesë ?

Në pjesën e dytë u diskutua për pasojat dhe vështirësitë, sidomos për gratë, gjatë kohës së pandemisë.

A do të jetë i mundur kthimi i grave në punë pasi shkollat e çerdhet nuk janë hapur e atyre u kërkohet të dalin në punë ?

Pse janë rritur rastet e sulmeve fizike e seksuale ndaj grave?

Për këto tema debatuan Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, Ramadan Ahmeti – Policia e Kosovës, Adelina Tërshani, autore e teksteve si dhe koordinatore e projekteve në Rrjetin e Grave, Dijana Simiq, aktiviste që punon me viktimat e dhunës dhe Kreshnik Gashi, autor i emisionit “Drejtësia në Kosovë” .

Emisioni “Jeta në Kosovë” u transmetua në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com, ndërsa repriza në RTK të premten në mesditë.