Jeta në Kosovë diskuton vjedhjen e votave brenda sojit

Vjedhjet dhe manipulimet me vota brenda kandidatëve të subjektit të njëjtë politikë është temë diskutimi sot në “Jeta në Kosovë”.

Brenda Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve ku po rinumërohen qindra kuti me vota, përfaqësues nga KQZ, PZAP, shoqëri civile dhe organet e rendit flasin për problemet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

A do të ndiqen  penalisht komisionerët dhe urdhërdhënësit të manipulimeve me vota?

Çfarë po ndodh me procesin e rinumërimit?

Pse nuk u pranuan disa mijëra vota të diasporës që erdhën me vonesë?

Çfarë ndodhi me votat nga Serbia?

Për këto dhe të tjera, përballë Jeta Xharrës, flasin: Valdete Daka nga KQZ, Florent Spahija nga Demokracia në Veprim,  Laura Pula nga Prokuroria e Kosovës dhe Gyltene Sylejmani nga PZAP.

Jeta në Kosovë transmetohet çdo të enjte në orën 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com  dhe repriza të premten në mesditë.