Intervistë me Kim Mehmetin, intervistë me Dr. Imer Mecinaj, debati “Të varfër edhe përballë virusit”, Intervistë me Ed Joseph

Këtë javë në emisionin “Jeta në Kosovë”, u transmetuan tre intervista dhe një debat lidhur me situatën me coronavirusin.

Në pjesën e parë u transmetua intervista me analistin politik, Kim Mehmeti i cili komentoi zhvillimet politike që përfshijnë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Tutje, u transmetua intervista me Doktorin shqiptar në Norvegji, Imer Mecinaj, i cili është prekur me coronavirus. Ai rrëfeu se si u prek nga virusi dhe si po trajtohet.

Në pjesën e dytë të emisionit u transmetua debati “Të varfër edhe përballë virusit”, me temën se si po i përballojnë komunitetet e margjinalizua situatën me virusin COVID-19.

Ndërsa në fund, u transmetua intervista me ish-oficerin amerikan, Ed Joseph i cili foli për marrëveshjen Kosovë-Serbi si dhe ndau rrëfimin mbi ditën e filimit të bombardimeve të NATO-s.