Inovacioni në kohë pandemie

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u debatua për luftimin e pandemisë së coronavirusit në botë si dhe biseda me vullnetarë, artistë e inovatorë në vend.

Në pjesën e parë u debatua me shqiptarët që po punojnë në luftimin e pandemisë në Amerikë, Itali, Angli e Singapor.

Çka kallxon epidemiologu shqiptar në Amerikë që i ka trajtu rreth 500 pacientë të sëmurë nga pandemia në lagjet ma të prekura të Nju Jorkut?

Çka thotë shqiptari tjetër, doktor i kimisë që po punon në firmë farmaceutike në Angli në zhvillimin e barnave të reja, se sa ka me do t’u duhet këtyre shkenctarëve me zhvillu vaksinën kundër Covid19?

Çka thotë inovatori shqiptar që jeton në Singapor se pse Singapori e ka kaluar shumë më lehtë gjithë krizën e pandemisë?

Për këtë do të flasin: Skender Murtezani, epidiemolog në SHBA, Hektor Grazhdani, mjek në Itali, Epi Ludvik, inovator në Singapor, Ernesë Xhafa, onkologe në Angli, Kreshnik Hoxha, shkencëtar farmaceutik në Angli dhe Blerta Begisholli, hulumtuese në Itali.

Kurse, në pjesën e dytë të emisionit do të zhvillohet bisedë me vullnetarët, inovatorët dhe artistët që po mundohen t’i ndihmojnë vendit në luftimin e pandemisë së COVID-19.

Në këtë pjesë të ftuar janë: Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës në detyrë, Shaban Buza, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike UP, Rrona Cena, inovator nga Formon, që është duke prodhuar ventilatorë që do të përdoren nga QKUK dhe Jehona Krasniqi, mjeke vullnetare në Klinikën Infektive dhe Marko Rakiq nga Qendra Inovative e Mitrovicës.

Të lidhur me platformën Zoom në këtë pjesë të emisionit janë: Agon Avdimetaj, Vianova Health Inc, Nora Weller, fushata “Një Kafe si Flutur”, Petar Gjorgjeviq, Të Rinjët Aktivë të Graçanicës, Medina Pasoma, aktiviste “Paqja Studentore”, Besart Osmani, American Corner Prizren,  Burhan Gashi, vullnetar nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas, Erson Zymberi, Teatri i Gjilanit, Arta Agani, Galeria e Arteve të Kosovës, Ardian Morina, Teatri Kombëtar , Dardan Noka, Filharmonia e Kosovës  dhe Doresa Rexha nga kompania Gjirafa.