Haraçi në kufi

 

Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetuan pamjet ekskluzive se si Policia e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi u marrin haraç kompanive turistike të Kosovës në pikat kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ndiqni provat e filmuara nga futja e parave në dokumentet e autobusëve për të përfunduar me pas në xhepat e policëve dhe doganierëve.

Në këtë emision transmetohet intervista ekskluzive me Zëvendës Komandantin e Policisë së Malit të Zi, Vesko Damjanoviq, dhënë për emisionin DNK.

“Po, i kemi pasur disa raste ku është raportuar se ka ardhur deri te një lloj keqpërdorimi nga ana e zyrtarëve tonë, se për ndonjë veprim apo mosveprim të tyre janë kërkuar para”, ka thënë zëvendës drejtori i Policisë Malazeze.

Në këtë emision do të mund të ndiqni bisedat e zhvilluara me shoferët e autobusëve se çka thonë ata dhe nga sa para i dhënë.

Çka thonë zyrtarët e Policisë së Shqipërisë për këtë fenomen?

Prova për formën e dorëzimit të parave, rrëfime të shoferëve të autobusëve, filmime nga kamerat e fshehura dhe deklarata të tjera, sonte në “Drejtësia në Kosovë”.

Dhe në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia”.