Foto: KALLXO.com

Haki Abazi flet për sulmin nga Dardan Molliqaj

Ish-anëtari i shoqërisë civile, Haki Abazi, tha së partitë politike duhet që të ballafaqohen me qytetarët dhe të deklarojnë që dhuna nuk lejohet në zgjedhje.

Më ketë deklaratë, Abazi aludoi në sulmin e javës së kaluar ndaj tij nga anëtari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Sipas tij, ky incident ka qenë rast që të deklarohen kundër dhunës partitë të tjera në garën e zgjedhjeve të parakohshme.

“Parashikojmë dalje masive nga diaspora dhe këtu. Kemi një energji për të bërë ndryshime dalja masive sikurse 29 shtatori në protestë, por tani me votë demokratike që të krijohet Kosova model më qartësi të plotë. Të gjitha partitë patën një rast unik që të deklarohen kundër dhunës asnjëra nuk e bëri përkundrazi. Nuk duhet fshehur por që duhet dalur përball qytetarëve dhe të tregojnë që dhuna në zgjedhje nuk tolerohet”, tha Abazi i cili së fundmi i është bashkuar Vetëvendosjes.

Ditë më parë, pas një debati televiziv në T7, ka ndodhur një incident, ku sipas Haki Abazit ai është sulmuar fizikisht nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

Haki Abazi: Dardan Molliqaj më sulmoi me grushte pas debatit