Zgjedhjet në KGjK

Këtë të diel në “Drejtësia në Kosovë” ndiqni emisionin për  zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kush janë kandidatët potencial për këtë pozitë? Kur do të mbahet procesi zgjedhor?
Cilat janë planet e Valdete Dakës në rast se ajo do ta drejtoj këtë institucion?

Çfarë thotë Enver Peci?
Si do të organizohet procesi zgjedhor, kush ka të drejtë të votojë?

Në pjesën e dytë të emisionit ndiqni reportazhin për pakënaqësitë e avokatëve Bashkim Nevzati e Pjetër Përgjoka, për vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit.

Pse avokatët mendojnë se gjykatësi e ka marrë vendimin pa i lexuar shkresat e lëndës?
Çfarë thotë gjykatësi për këto akuza?

Pse Kosova është njëri ndër vendet me numrin më të madh të paraburgimeve?

Në fund ndiqni rubrikën “Policia”.
“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të diel, në ora 21: dhe repriza të mërkurën në mesditë.