Zgjedhjet në Këshillin Gjyqësor të Kosovës
15.3.2013 - 19:23
Këtë të diel “Drejtësia në Kosovë” diskuton për zgjedhjet në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Pse u kontestua zgjedhja e Enver Pecit në krye të KGJK-së?
Çfarë parregullsish pretendon Sali Mekaj se e kanë shoqëruar procesin zgjedhor për kryesues të KGJK-së?
Pse pretendimet e tij u hodhën poshtë nga anëtarët e KGjK-së?
Me sa vota për u zgjodh Enver Peci kryesues i KGjK-së?
A do japë dorëheqje z. Peci në rast se nuk e përmbush planin e tij?
Në fund ndiqni rubrikën “Policia”.
“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të diel në ora 21:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.