Vonohet prokurorja

Në Gjykatën Themelore në Pejë, me 20 mars është mbajtur seanca nën shenjën P.nr:523/10, për veprën penale të vjedhjes së rëndë. Gjykatësi i çështjes ishte Sami Sharaxhiu.

Në këtë çështje prokurorja e lëndës Vlora Banushaj u vonua për më shumë se një orë, edhe pse gjykatësi në fillim të seancës njoftoi palët se prokurorja do të vonohej për 15 minuta.

Gjykatësi i çështjes së bashku me palët, e pritën prokuroren për gati një orë, dhe vetëm pasi që gjykatësi mori aktvendim me të cilin e shtyu seancën për afat të pacaktuar, në sallë u paraqit prokurorja.

Gjykatësi e njoftoi të njëjtën me vendimin që kishte marrë për shtyrje të seancës. Prokurorja pa u arsyetuar fare për këtë vonesë tek gjykatësi, lëshoi sallën.