Vjedhjet në Trepçë

“Drejtësia në Kosovë” ndiqni hulumtimin për vjedhjet e metaleve në Ndërmarrjen “Trepça”.

Pse “Trepça” nuk e di saktë se sa metale janë vjedhur nga pronat e saj e më pas janë shitur për skrap? Pse sipas Ahmet Tmavës menaxherit të “Trepçës” dëmet nga vjedhja e metaleve të skrapit janë të pallogaritshme?

Hulumtimi nxjerr në pah se si diskutimet për vjedhje në këtë ndërmarrje janë shndërruar në konflikte në mes menaxhmentit të ndërmarrjes.

Ahmet Tmava, menaxher i Trepçës i ka thënë “Drejtësia në Kosovë” se ishte kërcënuar nga ish-shefi i sigurimit Eset Ujkan. Sipas Tmavës konflikti kishte ardhur në kohën kur në ndërmarrje po diskutohej vendimi për suspendimin e tre punëtorëve të arrestuar për vjedhje.

Në anën tjetër Eset Ujkani ka mohuar akuzat se e kërcënoi Tmavën.

Reportazhi sjell edhe detajet se si Policia e Kosovës u përfshi në vendosjen e paqes në mes menaxherëve të lartë të ndërmarrjes.

Dhe në fund ndiqni Rubrikën “Policia”. “Drejtësia në Kosovë” çdo të premte nga ora 20 e 20 dhe repriza të mërkurën në mesditë.