Virusi në burgje
Sonte në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetua reportazhi për mënyrën e menaxhimit të burgjeve të Kosovës në kohën e pandemisë COVID-19.
Si ndodhi që dy gardianë të Burgut të Mitrovicës të dalin pozitiv me ketë virus?
Çka thonë të burgosurit në burgjet e Kosovës për rrezikun e infektimit me virusin që ka kapluar gjithë botën?
A kanë mungesë të mjeteve mbrojtëse gardianët?
Pse avokatët ankohen për mungesë pastërtie në qendrat e paraburgimit?
Ndiqni pamjet ku shihen mungesa e dorëzave dhe maskave te të burgosurit në burgjet e Kosovës, dhe si e shpjegon këtë drejtori i shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi.
Në fund të këtij emisioni mund ta ndiqni rubrikën “Policia” me aksionet e fundit të Policisë së Kosovës, për ndalimin e veturave që e shkelin orën policore.