Pamjet nga brenda, reagimi i policisë gjatë vendosjes së qytetarëve në karantinë

 

Emisioni i sotëm i “Drejtësia në Kosovë” ka shfaqur organizimin dhe transportin e qytetarëve të Kosovës nga diaspora për në Qendrën e Studentëve ku strehohen të karantinuarit për 14 ditë për shkak të virusit COVID 19.

Raportazhi shfaqë procesin e një vargë institucioneve duke filluar nga lajmërimi i qytetarëve në ambasadat e Kosovës për identifikim.

Pastaj, operacioni zbardhë se Forcat e Sigurisë së Kosovës kryejnë transportin e udhëtarëve, mjekët kontrollet mjekësore, zyrtarët e Qendrës strehojnë për 14 ditë ndërsa zyrtarët policor kujdesen për sigurinë e operacionit. Në krye të operacionit për kthimin e qytetarëve është edhe sigurimi i transportit për 75 qytetarëvë nga Gjermania në Kosovë.

Majorja Vjollca Hoti për emisionin DNK bënë të ditur planin e operacionit që fillon nga mëngjesi kur ndahen edhe detyrat për zyrtarët policor.

Raportazhi shfaqë procesin para së qytetarët të futen në dhomat e tyre në Qendrën e Studenteve, nga e cila bëhet kontrollimi nga ana e zyrtarëve policor dhe mjekët lidhur me të dhënat dhe problemet e tyre shëndetësore.

Në pjesën tjetër, emisioni i sotëm i Drejtësia në Kosovë ka shfaqë edhe pretendimet e punëtorëve e po ashtu konstatimet kur inspektorët zbulojnë punonjësit pa kontrata.