Ilustrim
Vdekja në karantinë
Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u trajtuan dy rastet dyshimta të vdekjeve gjatë kohës së pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Një 26 vjeçar nga Gjilani dhe një 38 vjeçare nga Komuna e Istogut vdiqën në mënyrë të dyshimtë ndërsa prokuroria e policia janë ende duke trajtuar rastin.
Dyshimet se 38 vjeçarja e cila pas operacionit doli se ishte e infektuar, ka bërë që Prokuroria në Pejë të ndërmarrë masat dhe të bëj zhvarrimin e trupit për të i bërë një autopsi rezultatet e së cilës ene nuk janë bërë publike.
Në një intervistë ekskluzive për Drejtësia në Kosovë, do të jap detaje rreth hetimeve të dy rasteve Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova.
Shillova gjatë intervistës do të tregoj për provat e marra në lidhje me dy rastet dhe trajtimin e tyre deri më sot.
Gjithashtu Drejtori Shillova do të tregoj edhe se çka u gjet në dhomën e 26 vjeçarit dhe kush është intervistuar në lidhje me rastin deri sa shton se do të jetë raporti i autosisë ai që do të zbardh se cilat ishin problemet shëndetësore dhe psikologjike të 26 vjeçarit nga Komuna e Gjilanit.
Në emisionin e sotëm do të diskutohet edhe për një paralajmërim nga ana e Komunës së Gjilanit vetëm pak minuta para se 26 vjeçari të gjendej në oborr të Qendrës së Studentëve pasi dyshohej se kishte rënë nga konvikti numër 7 ku ishte vendosur në karantinë pasi ishte kthyer nga Gjermania.
Në fund të emisionit do të ndiqni edhe rubrikën “Policia”.