Tregim i Suksesshëm

Pas interesimit të BIRN-it, Gjykata Komunale në Viti dërgon një rast në Gjykatën e Qarkut në Gjilan pas më shumë se pesë vjet të mos përgjigjes Xhelal Ademi nga Vitia, nuk mund të shfrytëzonte pronën që kishte blerë në vitin 2002 nga një qytetarë i komunitetit serb, sepse prona e tij ishte uzurpuar në mënyrë të paligjshme nga një person tjetër. Rasti i tij kishte ngecur në mesin e mijëra rasteve të pazgjidhura për më shumë se pesë vjet, pasi që Gjykata Komunale refuzonte të merrej me rastin dhe nuk i përgjigjej apelit të Ademit për ta dërguar atë në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Monitoruesi i BIRN-it në Gjykatën Komunale të Vitisë, evidentoi rastin në raportin mujor të monitorimit dhe si rezultat gjykata menjëherë dërgoi rastin në Gjykatën e Qarkut në Gjilan për apelim. Ademi pretendon se personi i cili kishte uzurpuar pronën e tij ishte i lidhur me gjykatësin e kësaj lënde, pasi që ata vijnë nga i njëjti fshat.