Punëtorë pa kontrata dhe Policia në pandemi

 

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan pamje ekskluzive të aksioneve të inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe luftën e tyre me bizneset që nuk kanë të regjistruar punëtorët me kontrata.

Aksionet e inspektorëve tatimorë erdhën pas ankesave të punëtorëve në KALLXO.com se nuk mund të bëheshin pjesë e Pakos Fiskale Emergjente.

Në fillim të muajit prill, Qeveria e Kosovës më saktësisht Ministria e Financave dhe transfereve aprovoi një plan operacional për Pakon Fiskale Emergjente e cila do të rimbursonte bizneset të cilat veprojnë në Kosovë e të cilët kanë ndaluar punën për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Aksionet e inspektorëve të ATK-së në pamjet që do të transmetohen sonte, gjejnë parregullësi në regjistrimin e punëtorëve dhe kontratat e tyre.

Mos regjistrimi i punëtorëve me kontrata pune është thyerje e ligjit.

Në pjesën e dytë të emisionit do të transmetohen intervista e Drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Kryeprokurorit të Mitrovicës, Shyqiri Syla.

Qalaj do të jap detaje në lidhje me rastet e hapura në Policinë e Kosovës për personat që thyen masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë dhe rolin e policisë në planin kundër pandemisë COVID-19.

Mbi 1 mijë dosje të cilat janë inicuar nga policia do të hudhen poshtë për shkak se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat e marra në lidhje me lëvizjen e qytetarëve u konsideruar antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.