Policët kapen në ryshfet

Të premten, emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi ekskluzivisht aksionin e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë së Ferizajt të cilët arrestuan dy policë të cilët u kapën duke marrë para ryshfet.

Ndiqni se si erdhi deri të ky aksion, si arriti IPK dhe Prokuroria t’u binin në gjurmë policëve që kërkuan ryshfet.

“Inspektorati Policor i Kosovës përmes rrugëve operative ka pranuar informacionet se disa zyrtarë policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj janë të implikuar në vepra penale ‘keqpërdorim i detyrës’ dhe ‘marrje të ryshfetit’ dhe tani jemi duke shkuar në zbatim të urdhëresës nga Prokuroria e Ferizajt”, thotë Bardhyl Mustafa nga IPK.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, tregon se për çfarë vlere të parave bëhet fjalë dhe për çfarë ishin kërkuar ato.

“Zyrtarë të IPK kanë qenë në zyrën time dhe me kanë njoftuar se kishin marrë një informatë se është duke u kryer një vepër penale marrje ryshfeti nga ana e zyrtarëve policorë të stacionit policor të Shtimes. Ne kemi lëshuar urdhëresë të përkohshme për masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit”, tha Jahari

Detajet e organizimit nga ky aksion që nga fillimi e deri të arrestimi i dy policëve do të shfaqen sonte ekskluzivisht në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Në pjesëne dytë, ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi betejën për pronën të cilës nuk po i dihet fundi edhe pse janë bërë 12 vjet nga trajtimi i saj në gjykatat e Kosovës.

Teuta Xhakija, një grua nga Prishtina, po vazhdon të përballet në gjykata që të arrijë të mbajë banesën të cilën ajo pretendon se i takon asaj.

“Në vitin 2007 e kam marrë një thirrje nga Gjykata për lirimin e banesës ku kam jetuar”, thekoi ajo.