“Plaçka” nga noterët

“Drejtësia në Kosovë” sonte ju sjell hulumtimin ekskluziv i cili sjell fakte se noterët me qëllim të përfitimeve të tyre personale po i plaçkitin qytetarët.

Hulumtimi disa javor i kryer në gjashtë qytete të Kosovës  sjell faktet se si noterët i kushtëzojnë qytetarët që për shërbime të thjeshta të paguajnë më shtrenjtë.

Hulumtuesit e “Drejtësia në Kosovë” kanë testuar mbi 15 noterë të cilëve u kanë kërkuar vërtetimin e nënshkrimeve, shërbim ky i cili kushton 1 euro e 16 centë. Të gjeturat tregojnë se të paktën 6 noterë kanë refuzuar ta kryejnë këtë shërbim, duke kërkuar që për këtë shërbim të kryhet pagesa prej 11 .60 euro.

“Drejtësia në Kosovë” ju sjell qëndrimet e Odës së Noterëve të Kosovës lidhur me atë se a duhet apo jo që noterët t`i vërtetojnë nënshkrimet.

Pse Arbena Shehu, kryetare e Odës së Noterëve ua lë fajin atyre që e përkthyen Ligjin e Noterisë.

Çfarë masash do të ndërmarrë Oda ndaj atyre noterëve të cilët janë zënë duke vepruar në kundërshtim me Ligjin e Noterisë?

Nga ana tjetër zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kanë premtuar ndërmarrjen e masave për noterët të cilët i kanë kushtëzuar shërbimet.

Pse sipas Elbasan Dervishajt nga Ministria e Drejtësisë deri më sot nuk është vënë asnjë noter para përgjegjësisë?

Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton Rubrikën “Policia”. “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 20 e 20 dhe repriza të hënën në mesditë.