Parregullsitë në procesin e faljes

Sa të dënuar u falën gjatë këtyre katër viteve? Cili prej presidentëve fali më së shumti burgim për të dënuarit?

Sa të dënuar u falën për vrasje e sa për vepra të korrupsionit?

Si ndodhi që të dënuarit të falen nga presidenca pa e filluar fare vuajtjen e dënimit?

A ka pasur korrupsion në procesin e faljes? Çka thuhet në raportet konfidenciale të presidencës për procesin e faljes? Çka thonë protagonistët e këtyre proceseve? Kush akuzon se shërbimi korrektues i ka ofruar të dhëna jo të sakta zyrës së presidencës?

A ishin këto informata të gabuara të qëllimshme? Për çka është duke e hetuar prokuroria procesin e faljes? Cilët të dënuar të falur pasi u liruan nga burgu kryen krime të reja? Çfarë thonë familjarët e vajzës 23 vjeçare e cila u vra gjatë kohës sa ishte shtatzënë nga një person i cili më parë ishte liruar nga presidenca?

Pse në Kosovë falen shumë më shumë të burgosur sesa në vendet e BE-së?