Ilustrim

Pamje: Ndjekja spektakulare e bastexhiut në Viti

Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan pamjet e ndërhyrjes së pjesëtarëve të Policisë në dy lokacione ku luheshin baste ilegale në Viti.

Hulumtimet e “Drejtësia në Kosovë” dërguan Prokurorinë dhe Policinë në qendër të Vitisë, ku pas një aksioni të shpejtë arritën të arrestohen pesë persona dhe sekuestrohen një numër i madh i provave.

Gjatë kësaj ndërhyrje pjesëtaret e policisë së Kosovës vihen pas një personi i cili fillon të ikën nga pika e bixhozit ku dyshohet se ishte duke punuar.

Pamjet në vazhdim shfaqin momentin e ndjekjes dhe arrestimit të këtij personi.

Ekipet tona kanë arritur që duke përdorur kamera të fshehta të dokumentojnë se në Komunën e Vitisë, po luhen kundërligjshëm lojëra të fatit.

Në këto lokacione u vërejtën një skemë tjetër e bixhozit. Aty u pa se kompjuterët e makinave të “sllot” të cilat ishin përdorur më parë dhe njiheshin si aparatet e kazinove, janë lidhur me televizorë.

Loja zhvillohet duke paguar paratë tek menaxherët e lokaleve ndërsa lojtari ka në dorë vetëm një maus.

Qindra pajisje të tilla besohet të jenë adaptuar në këtë formë ndërsa ekipi ka hasur në të paktën 3 lokacione, ku duke përdorur kamerat e fshehura i ka filmuar.

Pajisjet janë vështirë të identifikueshme për Policinë pasi me një click mund të ndërrohet programi dhe mund të shfaqet pamje krejt tjetër nga ato të bixhozit.

Emisionin e plotë “Krimi me baste 2 “, mund ta ndiqni në këtë link.

Një javë më parë, drejtësia në Kosovë shfaqi emisionin Krimi me Baste, në të cilin ishin bastisur nëntë lokacione në të cilat po zhvillohej veprimatria e lojërave të fatit.