Medikus, të pandehurit me akuza të reja

Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe gjatë marsit nuk ka arritur të përfundojë rastin e njohur si Medicus. Përkundër kësaj, gjykata ka pranuar aktakuzën e re nga prokurori special Jonathan Ratel.

Pikat e reja të aktakuzës janë Lëndimi i rëndë trupor, për të cilën akuzohen Lutfi Dervishi, Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Islam Bytyqi, së bashku me Arban Dervishin, vepra penale e Mashtrimit në të cilën akuzohen Lutfi e Arban Dervishi. Këta po akuzohen edhe për falsifikim të dokumenteve.

Në pikën e fundit, Ilir Rrecaj akuzohet edhe për Falsifikim të dokumentit zyrtar.
Në pikën një të atakuzës, prokurori ka akuzuar për veprën Trafikim me njerëz në bashkëkryerje, në të cilën akuzohen Lutfi Dervishi, Arban Dervishi dhe Sokol Hajdini.
 
Në pikën dy për veprën penale Krim i organizuar akuzohet Lutfi Dervishi. Po për veprën e njëjtë në pikën tre akuzohen edhe Arban Dervishi dhe Sokol Hajdini.

Ushtrim i paligjshëm i aktivitetit mjekësor në bashkëkryerje, është pika tjetër për të cilën akuzohen Lutfi Dervishi, Driton Jilta, Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Islam Bytyqi.

Për shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit akuzohen Ilir Recaj dhe Driton Jilta, secili me nga një pikë të veçantë.