Foto: Ilustrim

Krimi me diploma

 

Të premten, emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamjet ekskluzive të arrestimit të personave që merreshin me shitjen e diplomave false.

Ndiqni pamjet nga negociatat dhe pagesat për diploma false, e gjithashtu pamjet e arrestimit të pesë peronave që merreshin me shitjen e diplomave.

Si iu ra në gjurmë Prokuroria dhe Policia këtyre të dyshuarve, ekskluzivisht për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ ka folur prokurori i shtetit nga Prokuroria e Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Kemi punuar shumë ngushtë me disa njësite policore dhe sot ashtu qysh edhe kemi planifikuar u bë arrestimi i pesë personave të dyshuar”, ka thënë Kryeziu për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’.

Në pjesën e dytë të emisionit ndiqni kontrollet e Administratës Tatimore të Kosovës në bizneset e rajonit të Mitrovicës.

Këto biznese u kontrolluan pas raportimeve të qytetarëve në KALLXO.com se të njëjtat nuk lëshojnë kuponë fiskal dhe mbajnë punëtorë të pa regjistruar si tatim pagues.