KORRUPSIONI PLAKET NË GJILAN

Si ndodhi që në Gjykatën e Gjilanit të arrihet parashkrimi absolut i kësaj lëndeje dhe pse kjo gjykatë nuk arriti që ta parandalojë parashkrimin e këtij rasti ?

Pse kjo gjykatë nuk arriti t`i bëjë përgjegjës të dyshuarit për korrupsion ?

Cili është shpjegimi i kryetarit të Gjykatës së Gjilanit Zyhdi Haziri për plakjen e kësaj lënde ?

Pse kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku thotë se parashkrimi i kësaj lëndeje e ka dëmtuar rëndë punën e tyre ?

Pse sipas tij të dyshuarit për korrupsion po e ndjejnë veten komodë ?

Çfarë thonë të akuzuarit e këtij rasti, pse ata e ndjejnë veten të dëmtuar nga zvarritja e këtij rasti në gjykatë ?

Çfarë hetimesh pritet të bëjë Zyra e Prokurorit Disiplinor për gjyqtarët e këtij rasti?

Pse sipas Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës kryerja e lëndëve në mënyrë selektive është e rrezikshme ?

A do të ashpërsohen masat disiplinore ndaj gjyqtarëve, për fajin e të cilëve parashkruhen lëndët në gjykatat tona ?

Dhe në fund ndiqni Rubrikën “Policia”. “Drejtësia në Kosovë” çdo të premte nga ora 20 e 20 dhe repriza të hënën në mesditë.