KOMUNARËT E FAVORIZUAR

Një hulumtim disajavor i emisionit “Drejtësia në Kosovë” ka nxjerrë në pah keqpërdorime gjatë organizimit të ekskurzioneve mësimore në Komunën e Mitrovicës. Hulumtimi ka konstatuar se zyrtarët komunalë të Mitrovicës kanë pranuar favore siç janë fjetja dhe ushqimi nga pronarët e hoteleve buzë plazhit të Durrësit.