Kërcënimi i gjyqtarit në Drenas (HD)
03.2.2013 - 21:29
Pse Zejnepe Buzhala pretendon se polici Fadil Shishani ia ka uzurpuar banesën? Si ndodhi që pas dymbëdhjetë vitesh familja Buzhala të kthehej në banesën të cilën e mbante Fadil Shishani?
Si i dha të drejtë kësaj familje gjykata për t’u kthyer në këtë banesë dhe pse njëri nga gjykatësit e rastit thotë se është kërcënuar nga polici Shishani?
Çfarë shkruhet në shënimin e gjykatësit për këtë kërcënim?
Si u ngrit kallëzim penal për policin e Njësive Speciale?
Çfarë thotë Fadil Shishani për akuzën ndaj tij?
Si u bë që për banesën në fjalë komuna e Drenasit të ketë dy vendime?
Në fund të emisionit ndiqni rubrikën “Policia”.
“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të diel, në ora 21:00 në RTK dhe repriza të mërkurën në mesditë.