KEQPËRDORIMET ME TENDERË HD

Pse vendosi Kuvendi Komunal i Prizrenit që për Vitin e Ri, të shpenzojë për asamblistët dhe shërbyesit civilë të komunës nga 100 euro? Si u morën artikujt ushqimorë në “Ben-Af”, ende pa u shpallur fituesi i tenderit?

Kush ishte kundër këtij vendimi? Pse reagoi shoqëria civile dhe opozita në Prizren? Çfarë thonë zyrtarët komunalë? Si ndodhi që ende nuk është nënshkruar kontrata me Qendrën Tregtare “Ben-Af”, e cila arrin vlerën më shumë se 40 mijë euro? A kishte shkelje të rregullave të prokurimit? Çfarë thonë ekspertët e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik?

Çfarë ndodhi me tenderin për ndërtimin e shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur, i dhënë në vitin 2009? Sa kohë kishte kompania për t’ i kryer punimet dhe pse sot, pas pesë vitesh, ende nuk ka përfunduar projekti?

Sa i kushtoi ky projekt Komunës? Kush do të ndëshkohet për këtë neglizhencë?

Në fund, ndiqni rubrikën “Policia”.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të diel nga ora 21:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.