Foto: Ilustrim

Kanabis “Made in Kosova” (2)

 “E kam mjellë për  idare” ky është arsyetimi të cilin një  kultivues droge nga fshati Llugë i Podujevës ia ka dhënë policisë pak minuta para arrestimit.  I shpallur si njëri nga kultivuesit më të mëdhenj të kanabisit në vitin 2015ë banori nga Lluga e Podujevës  ka rrëfyer para kamerave të “Drejtësia në Kosovë” qëllimin e tij për të kultivuar drogë.  Rrëfimi i plotë i këtij kultivuesi dhe kultivuesve të tjerë transmetohet sonte në Emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Në xhirimet e kryera në rrethin e Gjakovës, Vushtrrisë dhe Podujevës, ekipet e “Drejtësia në Kosovë” kanë ndjekur hap pas hapi njësitë e antidrogës në zbulimin e plantacioneve të kanabisit.

Reportazhi sjell detaje rreth mënyrave se si zbulohen plantacionet e drogës dhe cilat janë mënyrat me anë të të cilave policia arrin t’i zbulojë vendet e dyshimta. Në cilën formë policia arriti të zbulojë se në oborret e shtëpive në Vushtrri ishte mbjellë kanabis?

Çfarë metodash u përdorën për të zbuluar plantacionet në Llugë të Podujevës dhe ato në Koliq të Gollakut? Në të tjera filmime, “Drejtësia në Kosovë” sjell pamjet e arrestimit të kultivuesve në Osek Hilë të Gjakovës dhe arrestimit të trafikantëve të marijuanës.

Në fund “Drejtësia në Kosovë” sjell edhe filmimet nga djegia dhe asgjësimi i mijëra  bimëve të kanabisit.

 “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 20 e 20 në Radio-Televizionin e Kosovës dhe repriza jepet të hënën në mesditë.