Intervistë me Carlos Castresana

Çfarë përvojash ndau Castresana me prokurorët  kosovarë?
Sipas tij ku është duke çaluar sundimi i ligjit në Kosovë?

Çfarë masash duhet ndërrmarrë që Prokuroria e Kosovës të arrijë të zbuloj rastet e rënda të korrupsionit?
Cila është përvoja e shtetit të Guatemalës?
Si ndodhi që misioni i OKB-së në këtë vend të krijonte një sistem të sundimit të ligjit?

Gjatë intervistës prokurori Castresana flet edhe për hetimin e rasteve të krimeve të luftës dhe masave të cilat është dashur të merren që ato të zbulohen.

Pse sipas Castresanas sigurimi i dëshmive për këto raste është i vështirë?
Pse sipas tij ende nuk është vonë që krimet e luftës të ndiqen penalisht?

Në fund të intervistës “Drejtësia në Kosovë” transmeton një reportazh rreth rolit të dëshmitarëve bashkëpunues në procedurën penale, përderisa shikuesit do kenë mundësi të shohin edhe rubrikën e zakonshme “Policia” ku transmetohen aksione të drejtëpërdrejta të Policisë së Kosovës.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të diel në ora 21:00 në RTK dhe repriza të mërkurën në mesditë.