Hetimet për masakrën e Krushës së Vogël

Këtë të diel, në ora 21:00, “Drejtësia në Kosovë”, transmeton emisionin për hetimet e masakrës të kryera në fshatin Krushë e Vogël.

Çfarë ndodhi në marsin e vitit 1999 në fshatin Krushë e Vogël? Si u vranë 113 civilët Shqiptarë?
Sa prej tyre u gjetën? Çfarë ndodhi me trupat edhe të 86 personave të tjerë? Cili është rrëfimi i të mbijetuarëve të kësaj masakre?

Çka po ndodhë tani 14 vite pas? A bëri hetime UNMIK-u për këtë rast? Kur filloi hetimet Eulexi për masakrën e Krushës së vogël? Çfarë fakte dhe prova i ofroi Tribunali i Hagës, hetuesve të Eulex-it?

Çka thonë zyrtarët e Policisë së Kosovës? Çka thonë hetuesit e Eulexit? Sa persona të dyshimt u identifikuan në kryerjen e kësaj masakre? A ka Eulex-i bashkëpunim me zyrën e Prokurorisë
së Serbisë? A do të arrestohen personat e dyshimtë? dhe sa po i besojnë qytetarët hetuesve të Elexit?

Në fund ndiqni rubrikën “Policia”.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të diel në ora 21:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.