Emërohen 11 gjykatës të Qarkut

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga,pas propozimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka emëruar 11 gjyqtarë për gjykatat e Qarkut në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren. 

Gjykatësit e emëruar janë Hasan Sadiku, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan; Mursel Ahmeti, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan; Zehra Vërbovci, gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë; Hashim Çollaku, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren; Naim Kurteshi, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren; Rasim Behluli, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren; Vahid Halili, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; Driton Muharremi, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; Hava Haliti, gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; Nenad Llaziq, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe Nexhmedin Sejdiu, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Muharremi Hoti, ish-gjykatës i Gjykatës së Qarkut në Pejë ka refuzuar emërimin në momentin e fundit. Ish-gjykatësi Hoti nuk ishte emëruar në fazën e parë të emërimeve, pasi që nuk e kishte kaluar testin e etikës dhe vazhdon të punojë si avokat.

Me këto emërime ka përfunduar cikli i dytë i emërimeve në gjykatat e qarkut në Kosovë, i cili ka filluar në janar 2011. Ndërkohë, pritet të vazhdojë cikli i emërimit të gjykatësve në gjykatat komunale të Kosovës.