Dy politikanë dënohen për vepra penale

Bajrush Xhemajli dënohet me dy vite e gjysmë burg Krytari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili është shpallur fajtor për rrezikim të trafikut publik, që rezultoi me një të vdekur dhe disa të plagosur në maj të vitit 2009. Ai është dënuar me dy vite e gjysmë burg dhe i është ndaluar e drejta e vozitjes për tri vite. Në mëngjesin e 21 majit të vitit 2009, Xhemaili ishte duke vozitur për në zyrën e tij në Ferizaj nga Prishtina, ku edhe jeton. Ai ishte paraqitur më parë në një emision televiziv ku deklaron se një prej shprehive të tij është “të voziturit shpejtë”. Gjykata e ka shpallur Xhemajlin fajtor për shkaktim të aksidentit duke vozitur mbi 100 km/h, në një zonë ku limiti i shpejtësisë është 40 km/h. Xhemajli, i cili kishte humbur kontrollin e veturës së tij, goditi disa qytetarë nga Lipjani, njëri nga të cilët, Labinot Rrustemi, vdiq më vonë. Duke reaguar ndaj verdiktit, babai i Labinotit deklaroi se do të apeloj vendimin ndëshkues, duke thënë se dy vite e gjysmë “nuk janë mjaft për jetën e djalit tim”. Gjithashtu edhe avokatët e Xhemajlit deklaruan se do të apelojnë vendimin, për arsye se nuk u ishte ofruar super ekspertiza nga gjykata, të cilën e kishin kërkuar. Para se të zgjidhej Kryetar i Ferizajt në vitin 2007 dhe 2009, Xhemajli ishte anëtar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë
Demokratike të Kosovës – PDK, ku vazhdon të jetë anëtar.