”Drejtësia në Kosovë”: E Drejta e Mohuar e Grave

Këtë të premte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” ndiqni rrëfimin e Ziza Mehajt gruas nga Peja e cila e ka denoncuar burrin e saj në polici, rreth një problemi pronësor në qytetin e Pejës. Çka thotë gruaja, e çka burri i saj Isa Mehaj për shitjen e shtëpisë?

“Burri ka shkuar në verë në pushim në Kosovë nga Gjermania dhe e kishte shitur shtëpinë,” theksoi Ziza Mehaj.

A është duke dështuar sistemi noterial i Kosovës në parandalimin e falsifikimeve të mundsmhe rreth shitjes.

“Noteri mundet me qenë edhe pre e falsifikimit, ka mundësi që falsifikatorët gjithmonë kanë ekzistuar edhe atëherë kur s’ka qenë noteri po gjykata,” theksoi Arbena Shehu nga Oda e Noterëve të Kosovës.

A po shfrytëzohet noteria për t’ua mohuar të drejtat grave kur burrat nuk deklarojnë se janë pronarë të përbashkët? A kanë noterët sistem që të vërtetojnë  se sa janë të sakta deklaratat e palëve?

Sa respektohen të drejtat e barabarta të të dy gjinive në Kosovë, ndiqni tregimet e organizatave në Kosovë që merrem me këtë çështje. Sa është numri i grave në Kosovë që janë pronare të pronave?

Luljeta Demolli nga Qendra për Studime Gjinore gjatë emisionit jap statistika të grave që kanë pronësi. Edhe Kushtrim Kaloshi nga organizata ATRC tha së po hasin në rritje të grave që padisin burrat.

Dhe në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia”. “Drejtësia në Kosovë” çdo të premte në orën 21 e 20 dhe repriza të hënën në mesditë.