Drejtësia në Kosovë 2012

Cilët ministra e ish-ministra u akuzuan gjatë këtij viti?
Kush u shpall fajtor e kush doli i pafajshëm në akuzat për korrupsion?

Pse Kosova vazhdon ti prijë listës së vendeve me korrupsionin më të madh në rajon?
Sa miliona euro dyshohet se keqpërdorën zyrtarët shtetërorë gjatë këtij viti?

Sa prokurorë të vendit po mbahen në burg për akuza për korrupsion?
Cilët gjykatës morën para për të nxjerrë vendime të kundërligjësme?

Për të gjitha këto në “Drejtëisa në Kosovë” flasin monitoruesit e BIRN të cilët gjatë tërë vitit e kanë përcjellë sistemin gjyqësorë në vend.

Në pjesën e dytë të emisionit “Drejtësia në Kosovë” sjell një përmbledhje të emisioneve të transmetuara gjatë këtij viti.

Në fund të emisionit, mund të  ndiqni rubrikën “Policia”. 

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet këtë të diel, nga ora 21:00 në RTK, dhe repriza të mërkurën në mesditë.