Dëbimi i Investitorëve

Hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” sjell faktet se si në këtë komunë nuk vlejnë vendimet e institucioneve qendrore, siç janë ato të Agjencionit Kosovare të Privatizimit.

Në emision, Naim Demolli flet se si nuk po mundet ta bartë pronësinë e 33 hektarëve tokë të privatizuar nga AKP-ja pasi nuk po e lejon kjo komunë.

Në hulumtim flet edhe kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq, i cili shpjegon arsyet pse nuk po lejon bartjen e kësaj prone.

Detaje tjera se cilat ligje po i shkel Komuna e Ranillugut dhe cilat Agjencioni Kadastral me mos-bartjen e pronës së privatizuar do të mund ti shikoni në këtë emision.