Biznesi milionësh me prona shoqërore

 

Këtë të premte në ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi reportazhin ekskluziv për biznesin milionësh me pronat shoqërore.

Hulumtimi zbardh rrugëtimin e dyshimtë të pronave me vlerë milionëshe nga pronësia shoqërore në atë private.

Cilat janë pretendimet e Millosh Zhivkoviq për mënyrën dhe si arriti pronën prej 2 hektarësh ta regjistrojë në emër të tij?

Intervistën me Sabri Kryeziun, avokatin e dy kompanive që sot janë të vendosura në një pjesë të kësaj prone.

Çka thotë Selim Sylkaj, i cili pretendon se ka marrëveshje me Millosh Zhivkoviqin, dhe pse ai s’po mund të investojë në atë pronë?

Filmime nga përleshjet dhe prova për vendimet e dyshimta të Gjykatës së Prishtinës me të cilat prona milionëshe kaloi në pronësi private.

Pse Prokuroria e Shtetit është e paaftë ta trajtojë çështjen dhe kush po pretendon ta blejë tash pronën?

Në këtë emision u transmetua edhe lufta e Prokurorisë së Shtetit ndaj falltoreve në Prizren.

Në fund të këtij emisioni mund ta ndiqni rubrikën “Policia” me aksionet e fundit të Policisë së Kosovës.