Besimi nuk Shkon në Burg
Cili është zyrtari tjetër i PDK-së pas Xhabir Zharkut i cili nuk shkon në burg edhe pse ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës?
Afër cilit deputet të Kosovës qëndroi ky zyrtar gjatë kohës kur ishte në arrati?
Afër cilit ministër dhe afër cilit kryetar komune u fotografua ky i kërkuar nga policia?
Si u zgjodh ky person drejtues i një nëndegë të PDK-së në kohën kur ishte i kërkuar nga policia?
Si u fsheh nga ndjekja e ligjit zyrtari i PDK-së dhe pse ai nuk do shkojë më në burg për ta vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata?
Në pjesën e dytë të emisionit, Drejtësia në Kosovë analizon aktakuzën e prokurorisë të ngritur pas raportimeve të dhjetorit se në fshatin Pasjan të Parteshit pati blerje të votave.
Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të diel në orën 21:00 dhe repriza jepet të mërkurën në mesditë.