Arrestohet i kërkuari nga gjykata

Policia e Pejës është nisur në drejtim të Vitomiricës për të arrestuar një person të kërkuar nga gjykata. Në momentin kur polica e takon të dyshuarin ai paraqitet me emër të rrejshëm duke përdorur një letërnjoftim të vëllait të tij. Pas verifikimit policia kupton se personi i cili është paraqitur rrejshëm është i kërkuar nga gjykata. Ai pas procedurave dorëzohet në burgun e Dubravës. Ndiqni reagimin e policisë në këtë rast