Aksioni i ATK-së në salla dasmash e diskoteka

Sallat e dasmave dhe diskotekat në Prishtinë ishin cak i kontrollit nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Drejtësia në Kosovë sonte shfaq pamjet ekskluzive të aksionit për kontroll tatimor në disa biznese të përfshira në dasma.

ATK kërkoi dëshmi për pagesë tatimesh nga sallat e dasmave, këngëtarët e kameramanët.

Ngjashëm, kontroll tatimor u bë edhe nëpër klube të natës.

Në këtë emision shfaqet edhe kapja e rrjetit të kazinove dhe bastoreve të paligjshme në viti.