Emërohet UD Drejtori i Agjencisë së Akreditimit

Avni Gashi, është emëruar Ushtrues Detyre i Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Akreditim.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka zëvendësuar Ushtruesin e Detyrës së Agjencisë  Kosovare e Akreditimit, gati një muaj pas shkarkimit të zyrtares së kaluar që mbante këtë pozitë.

Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com, të nxjerrë më datën 13 të këtij viti, Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi vuri në krye të kësaj agjencie, Avni Gashin.

Puna e tij si UD do të vazhdojë derisa me konkurs të rregullt të zgjidhet një Drejtor i AKA-së.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte  marrë vendim për shkarkimin e Shyhrete Reqicës nga pozita e Ushtrueses së Detyrës në Agjencinë Kosovare të Akreditimit.

Sipas vendimit arsyeja është moskryerja e obligimeve në bazë të përgjegjësive të ngarkuara dhe efikasitetit të punës së AKA-së.

Më herët KALLXO.com ka shkruar për shkresën drejtuar Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë ku është kërkuar  shkarkimi i UD Drejtores së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Shyhrete Reçica.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë kërkon ‘zëvendësimin e menjëhershëm’ të UD Drejtores së AKA-së