Dy kandidatët e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francës - Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen - Foto: Flickr

Emanuel Macron e Marine Le Pen në Rrethin e Dytë

Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen janë kualifikuar të dielën për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet më 7 maj, raporton agjencia Reuters.

Këto janë rezultatet përfundimtrae të rrethit të parë të dhëna nga Ministria e Brendshme, e cila thekson se në votime kanë dalë 78,69% e votuesve: Emmanuel Macron  23,75%, Marine Le Pen 21,53%, François Fillon 19,91%, Jean-Luc Mélenchon 19,64%, Benoît Hamon 6,35%, Nicolas Dupont-Aignan 4,75%, Jean Lassalle 1,22%, Philippe Poutou 1,10%, François Asselineau 0,92%, Nathalie Arthaud 0,65% dhe Jacques Cheminade 0,18%.

Rreth 50,000 policë dhe 7,000 ushtarë ishin angazhuar në gjithë vendin për të ofruar siguri në vendvotime gjatë ditës së djeshme.

Franca votoi dje për zgjedhjen e pasardhësit të presidentit François Hollande, i cili nuk ka garuar për një mandat të dytë.

http://kallxo.com/franca-voton-per-presidentin-e-ri/