Eliminohet Zjarri që Kërcënoi Fshatin Shqiptar

Pasditen e së shtunës një zjarre i madh përfshiu zonën duke u shndërruar në një rrezik të madh për banorët e fshatit.

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se sipas informatave që vijnë nga terreni në fshatin Kondovë, nuk ka shtëpi të kapluara nga zjarri, drejtimi i zjarrit është ndryshuar dhe fshati Kondovë nuk është në rrezik, ekipet po punojnë në terren, thonë nga QMK. Një zjarr i madh kaploi pyjet me pisha mbi fshatin Kondovë, zjarri i cili në hapësirat e njëjta ishte lokalizuar disa ditë më parë sot u aktivizua përsëri, shkruan tv21.tv Zjarri u përhap me shpejtësi të madhe pasi frynte erë e fuqishme.