Ekstradohet nga Sllovenia, dërgohet në burgun e Dubravës

Policia e Kosovës dje  ka rrestuar një person të kërkuar, i cili ishte ekstraduar nga shteti i Sllovenisë.

Personi i arrestuar ishte në kërkim nga Policia e Kosovës. Për arrestimin e tij kishte lëshuar urdhëresë edhe Gjykata Themelore e Prizrenit.

Pas mbërritjes në aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, Policia e Kosovës e ka arresutar edhe e ka dërguar direkt në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.