Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Ekstradohet nga Britania i Dyshuari për Vrasjen Makabre në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për therrjen me thikë të një vajze në vitin 2013.

Burri me inicialet S.K është ekstraduar në Kosovë nga autoritetet e Britanisë së Madhe si i dyshuar për vrajsen e një vazje në Prizren në vitin 2013.

Sipas burimeve e KALLXO.com brenda policisë S.K arriti në Kosovë sot në mesditë.

Një shtetase e Shqipërisë ishte gjetur e vdekur në Prizren më 4 qershor të vitit 2013 e cila ishte ther me thike disa here dhe ishte prerë ne fyt.

Që nga ajo kohë, policia kishte shpallur në kërkim të dyshuarit S.K dhe S.H.

KALLXO.com mëson se i ekstraduari në Kosovë i lindur në vitin 1994, ishte arrestuar në Britani të Madhe  për mashtrim me identitet te rrejshëm, dhe pas identifikimit të tij ai u ekstradua në Kosovë.

Në anën tjetër, i dyshuari i dytë, S.H vazhdon të jetë në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Kërkimi ishte zhvilluar nga njësia ‘FAST’ e Policisë së Kosovës së formuar në vitin 2016.

Vetëm në vitin 2017, sipas policisë janë kryer 46 ekstradime ndërsa ky i fundit  shënon ekstradimin e parë në Kosovë nga Britania e Madhe.